Tuesday, May 20, 2014

Jonuzaj nuk luan as për Kosovën





Nëse shqiptarët e Kosovës kishin shpresa se Adnan Januzaj pas refuzimit që i bëri Shqipërisë duke zgjedhur Belgjikën do të ndryshonte kombëtare duke luajtur me Kosovën kur këta të fundit të njiheshin nga FIFA, ato pak shpresa i rrëzon vetë lojtari duke sqaruar njëherë e mirë të ardhmen e tij. Nga grumbullimi i parë me përfaqësuesen e Belgjikës, ku zhvilloi edhe stërvitjen e parë me kombëtaren e tij të re, Adnan Januzaj largon çdo iluzion për Kosovën duke folur shumë qartë. ''Zgjova Belgjikën sepse këtu kam lindur dhe këtu jam rritur, kam bërë shkollën dhe e ardhmja ime është pikërisht këtu me këtë kombëtare. Do të vazhdoj të luaj gjithmonë me Red Devils, edhe pse këtu ka shumë konkurrencë, nuk shqetësohem. Zgjedhja e kombëtares krijoi pak zhurmë por kjo ndodhi sepse fillimisht doja të përqendrohesha te Man. United. Dua të integrohem sa më shpejt me kombëtaren.'' Januzaj në konferencën për shtyp me trajnerin Marc Wilmots foli edhe për aventurën te Man. United dhe për shokët e tij të kombëtares por ajo që ka rëndësi tani është se një talent si Adnan Januzaj nuk do të përfaqësojë as Shqipërinë dhe as Kosovën, duke lënë mijëra tifozë të zhgënjyer, ndoshta edhe miliona.

No comments:

Post a Comment