Tuesday, May 20, 2014
FMN: Parashikimi i bankës, i realizueshëm
Rritja ekonomike në Maqedoni, prej 3.5 % është e realizueshme, por qeveria duhet të ketë kujdes që të mos rrit deficitin buxhetor. Qëllimi është që borxhet të mos thellohen më shumë, thonë nga misioni i FMN-së pas vizitës inspektuese dyjavore në Maqedoni.
“Politika fiskale duhet të fokusohet në përmbushjen e qëllimit për deficit 3.5% nga Prodhimi i përgjithshëm bruto. Konsumi privat tani është rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe kontribuon për tërheqjen graduale të stimulit fiskal. Mbajtja e deficitit fiskal nga pushteti qendror do jetë e rëndësishme për qëndrueshmërinë e borxhit”, tha Ivana Vladakova Holar, FMN.
Ministri i Financave njoftoi se qeveria planifikon që vitin e ardhshëm të lëshojë edhe euro-obligacionet.
“Kur të jemi në situatën që tregu të na ofrojë kushte më të mira, do të tregohet shuma, por paraprakisht asnjë shtet nuk mund ta komentojë këtë, sepse kjo është e dhënë që është e ndjeshme nga tregu dhe në këtë fazë nuk mund të jetë specifike. Por, çdo shumë duhet të mbulojë, bashkë me obligacionet vendore, deficitin për vitin e ardhshëm dhe të mundësojë pagesë normale të obligimeve që vijnë për pagesë, për vitin e ardhshëm sepse për këtë vit kemi siguruar mjete që janë edhe nga borxhet e mëparshme”, deklaroi Zoran Stavrevski, ministër i financave.
Misioni i FMN-së theksoi se sektori financiar i vendit është i qëndrueshëm, por porositi se është e nevojshme rritja e kreditimit të bizneseve si dhe një disiplinë më e madhe në pagesa, në marrëveshjet në sektorin publik dhe privat. Ndërsa guvernatori Dimitar Bogov, informoi se në 30 ditët e fundit ka rritje të rezervave devizore.
Labels:
Ekonomi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment