Tuesday, May 20, 2014

Xhaka më patriot se Januzaj, s’e refuzon Kosovën





 Edhe pse Shqipëria nuk ka mundësinë e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror të Brazilit një copë e saj do të jetë padyshim atje.
Mes 10 lojtarëve shqiptarë që aktivizohen me fanellat e përfaqësueseve të tjera është edhe Granit Xhaka.
Mesfushori prishtinas, ka thënë se qysh nga fëmijëria ka ëndërruar të prek Kampionatin Botëror. Ai thotë se është shumë i lumtur që do të luaj në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’, që nis më 12 qershor.
“Që si fëmijë e kam pasur ëndërr të luaj në një kampionat botëror dhe tani jam shumë i kënaqur që po më jepet mundësia”, ka thënë Xhaka në një intervistë për ‘Top Channel’.
Ai ka folur edhe për përballjet me Shqipërinë. Zvicra dhe Shqipëria janë ndeshur dy herë në kuadër të eliminatorëve për Botërorin 2014. Xhaka thotë se sfidat me Shqipërinë kanë qenë emocionuese, jo vetëm për të, por edhe për shqiptarët tjerë të ekipit helvetik.
“Kam qenë shumë i emocionuar, pasi jo vetëm unë, por edhe 5 lojtarët e tjerë me Zvicrën e din ë që janë shqiptarë. Ka qenë një lojë shumë e vështirë për ne, na është dashur të fitonim patjetër pasi donim të shkonim në botëror”, tha ai.
22 vjeçari e ka lënë të hapur mundësinë që një ditë të luaj për Kosovën.
“Aktualisht luaj për Zvicrën, por kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodh pas disa vitesh”, ka pohuar Xhaka./

No comments:

Post a Comment