Revolta i turmës së tubuar, kryesisht nga të rinjë maqedonas, pas incidentit të vrasjes së maturantit maqedonas në "Gjorce Petrov" të Shkupit, ka eskaluar në përmasa të papara, duke shkaktuar demolimin, thyerjen e më shumë lokaleve dhe objekteve tregtare, pastaj djegien e kontenierëve nëpër rrugët kryesore. Pothuajse në cdo 100-150 metra në rrugën kryesore, dicka po digjet në këto caste.
Skena të trishta, llahtarshme po vërehen gjithandej në komunën "Gjorce Petrov" të Shkupit. Incidentet kanë vazhduar deri tek "Porta Vllae" në Shkup.
Policia përballë qytetarëve të dhunshëm maqedonas, është treguar tolerante dhe e pafuqishme. Qytetarët shqiptarë të këtyre zonave, që janë në numër të vogël, kanë ngelur të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre, duke mos ditur se cfarë do t'ju sjellë momenti.
No comments:
Post a Comment