Tuesday, May 20, 2014

Shkup, vritet 18 vjeçari Angel P



Sot në orët  e pasdites në lagjen Gjorçe Petrov ka ndodhur një aksident, me ç’rast i vrarë ka mbetur 18 vjeçari Angel P.  Sipas informatave të para ai është therrë me thikë nga Naser E. i cili më pas është dorëzuar në polici dhe ka pranuar vrasjen e 18 vjeçarit. Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë një biçikletë e vjedhur.
Edhe policia ka konfirmuar rastin duke u shprehuar se akoma janë në vendngjarje dhe janë duke zhvilluar hetim. Nga MPB-ja shprehen se  detajet mbi vrasjen e të riut do ti publikojne gjatë ditës së nesërme. Ndërkohë banorët e lagjes Gjorçe Petrov në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën, gjë që ka tensionuar edhe më tepër situatën në këtë lagje.
Gjithashtu mësojmë se është sulmuar autobusi me numër 11, megjithatë nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje ka arritur edhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit Sokol Mitrevski.  Ai rreth rastit u informua drejtpërsëdrejti  nga përfaqësuesit e MPB-së, derisa qytetarët e grumbulluar në vendngjarje kërkuan nga ai që të mbyll urën që lidhë lagjen e Gjorçe Petrovit me fshatrat e Komunës së Sarajit, si Gërçeci, Lloka dhe Saraji.
Edhe Drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov  ka qëndruar në Gjorçe Petrov, në vendin ku kishte tensione mes policëve dhe banorëve, për shkak të vrasjes së 18 vjeçarit.
 
Drejtori i DSK, Sasho Mijallkov, në Lagjen Gjorçe Petrov, ka qëndruar shumë pak dhe nuk ka lejuar të fotografohet nga ana e gazetarëve, ndërsa ka biseduar me policët. Nga vendngjarja raportohet për një ballafaqim të shkurtër mes policisë dhe masës së tubuar. 
 
Informatat e fundit që kanë arritur flasin se janë djegur shumë lokale të shqiptarëve në këte lagje. Eshte djegur kafeteria Planeta, poashtu embëltorja e një pronari shqiptar nga Tetova që ndodhet në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, është demoluar nga një grup i panjohur, të cilët ia kanë thyer disa xhama dhe disa tavolina, është demoluar kazinoja “Senator” dhe disa kafeteri në afërsi.

No comments:

Post a Comment