
Ajo që më ditë paralajmërohej të hënën në stadiumin
Nou Camp realizohet. Argjentinasi në ambientet e klubit vuri
nënshkrimin e tij për vazhdimin e kontratës edhe për katër vite të
ardhshme, duke paralajmëruar qëllimin e tij për ta përfundoj karrierën e
tij aty ku u afirmua. Messi në prani të Horhes (agjentit) dhe
presidentit Maria Bartomeu është obliguar të qëndroj në gjigantin
katalonas deri në vitin 2018, ku do të bëhet futbollisti më i paguar në
botë, pasi sipas marrëveshjes së re do të përfitoj 20 milionë euro në
vit. Për 10 vite te Barca ai shënoi 354 gola, 126 asiste dhe ka fituar
21 trofe. Klauzula e tij është 250 milion euro!
“Gjithcka që mund të bëj tani është të kërkojë ndjesë nga tifozët dhe
tu premtoj se sezonin e ardhshëm do të jemi në nivelin e duhur. Pas
meje është një sezon i vështirë në planin personal dhe profesional,
sepse gjërat nuk shkuan ashtu sic kemi pritur, por shpresojmë se do të
bëhet më mirë”, tha Messi, i cili pas shumë vitesh nuk gjendet në ekipin
ideal të Primeras.
No comments:
Post a Comment