Monday, May 19, 2014
Taner Kuruca: Erdogan nuk më goditi, por më mbrojti!
Pohimet se kryeministri turk Recep Tayyip Erdoğan e kishte goditur qytetarin Taner Kuruca, në një grindje në një dyqan ushqimesh gjatë protestave Soma, tash thuhet se janë të rrejshme. Pasi Erdogan vizitoi qytetin ku ndodhi tragjedia e minatorëve, shpërthyen protestat dhe kryeministri nga rojat u shoqërua drejtë një lokali.
“Kryeministri nuk më goditi, në fakt ai më mbrojti”, thotë Kuruca, raporton Daily Sabah. “Rojet e kryeministrit, teksa synonin të mbronin Erdoganin, u hodhën në mua”, transmeton Telegrafi. Sipas raportimeve të djeshme, Kuruca ka thënë se kur truprojat nisën të shtynin turmën, Erdogan u irritua dhe nisi të qëllonte me grusht në mënyrë të pakontrolluar, pa parë se kë po qëllonte. Ai tash thotë se për videon që është transmetuar pothuaj në krejt botën.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment