Monday, May 19, 2014
Shtrenjtim i ushqimit në tregjet botërore?!
Thatësira në Amerikën Latine do të shtrenjtojë ushqimin në tregjet botërore. Kështi flasin të dhënat e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ushqim dhe bujqësi (FAO). Nga kjo Organizatë tërheqin vërejtjen se për shkak të ofertës së vogël të produkteve bujqësore, tregjet nuk do të jenë të qëndrueshme, dhe kjo do të nxitë rritje çmimesh. Për shkak të lëvizjeve të tilla, por edhe për shkak të pritshmërisë për rendiment të ulët kulturash bujqësore, ekspertët i rekomandojnë Maqedonisë që të nxitë prodhimtarinë bujqësore. Para se gjithash, të përmbushen nevojat vendore, por të fitohet diçka edhe nga eksporti. Problemi i vetëm që duhet të zgjidhet me urgjencë, është ujitja e sipërfaqeve.
“Ne kemi shumë pak sipërfaqe që ujiten. Nga 300 deri 400 mijë hektarë sipërfaqe të punueshme, vetëm 2 deri në 3 % janë nën sistemin e ujitjes. Ujin, si burim duhet ta shfrytëzojmë. A do të ndërtojmë të paktën rezervuare, a do të përtëriten sistemet që kemi nga socializmi, ose a do të mbjellim kultura që kërkojnë më pak ujë, diçka duhet të bëhet, duhet të ndryshohet struktura e mbjelljes. Për një kilogram drithë nevojiten 200 deri 400 litra ujë, varësisht nga temperatura dhe lloji i tokës, dhe kjo imponon që të krijohet mikroklima”, deklaroi Jovan Azhderski, profesor universitar.
Banka popullore e Maqedonisë konstatoi se rritja e çmimit të drithërave do të nxitet edhe nga kriza në Ukrainë. Nga Banka popullore thonë se po e ndjekin tendencën e lëvizjeve në bursa, dhe se do të marrin masa në kohë. Ndërkaq, një inflacion më të madh llogarit Enti Shtetëror i Statistikës. Në prill të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shtrenjtim prej 5.7% ka tek frutat, 3.1 % tek perimet kurse shtrenjtim për 0.5% ka tek produktet e konservuara dhe të qumështit. Më shtrenjtë do të blihen edhe këpucët dhe rrobat, si dhe biletat e aeroplanëve. Ulje do të ketë tek vezët, qumështi i freskët, mishi, pijet joalkoolike, produktet e brumit, të yndyrave, peshkut dhe pijeve alkoolike
Labels:
Ekonomi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment