Sunday, May 25, 2014

Vazhdojnë 'goditjet gjermane' kundër Hashim Thaçit

 
Përpara zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, shumë politikanë europiane, ku më tepër spikasin ata gjermanë, kanë bërë deklarata të fuqishme kundrejt të metave të qeverisë kosovare. Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, e cila papritur anuloi takimin me kryeministrin Thaçi, është njëra nga “nënvlerësimet” që mund ti bëhej qeverisë së tanishme. 
Zërave për korrupsion, nepotizëm dhe krim të organizuar në Kosovë, i shtohet edhe Holm Sundhaussen, historian i njohur nga Berlini, profesor për historinë e Europës Juglindore në Freie Universität Berlin dhe autor i disa veprave mbi historinë e Ballkanit, njofton portali Almakos.  
Sundhaussen thotë, - "Pavarësia e Kosovës është njëra anë, ana tjetër është ndërtimi i shtetit. Akterët politikë në Prishtinë janë larg, shumë larg nga ndërtimi i një shteti funksional. (...) ... politikanët pushtetarë të Kosovës artin e qeverisjes e kuptojnë si vazhdimësi të 'ilegalitetit' me mjete të tjera. Korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, menaxhimi i keq dhe pabarazia sociale po e mbajnë vendin peng. Në shkallën e korrupsionit Kosova gjendet e fundit në listë në mesin e vendeve të Europës Juglindore. (...) Nëse nuk arrihet çlirimi nga prangat e kriminalitetit, Kosova do të shndërrohet apo do të mbes shtet i dështuar ('failed sate')". 
Në 8 Qershor do mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Kjo ka rëndësi të veçantë, pasi shumë parti të ndryshme, rrezikojnë të mbesin jashtë parlamentit si pasojë e pragut prej 5%.

No comments:

Post a Comment