Thursday, May 22, 2014

Sulmohet ”shqipja” në Oktis




Prindërit e nxënësve shqiptar të shkollës fillore të Oktisit deri te gazeta ”Koha”shprehën shqetësimin se klasët në të cilat mësojnë fëmijët e tyre ishin pre e një sulmi nga autor deri tani të panjohur të cilët kishin demoluar dhe grisur matrialet e afishuara në gjuhën shqipe .Sipas tyre fakti që autorët e këtij akti në shenjestër i kishin vetëm klasët ku mësojnë fëmijët shqiptar fletë sipas tyre për prapavinë e këtij akti të shëmtuar.Ata pa dashur të identifikohen thonë se për rastin janë informuar edhe organet e policisë të cilët kan dalur në vendngjarje.Ndërsa të pyetur për motivet thonë se pothuajse gjithmonë në këtë kohë përsëriten sulme të kësaj natyre të cilat synojnë t’i trembin prindërit që fëmijët e tyre mos t’i orjentojnë në klasët ku mesohet në gjuhën shqipe.Rastin e konfirmojnë edhe nga pushteti vendor I Strugës të cilët nuk preferuan të shprehen për këtë akt.Ndërkohë drejtori I shkollës fillore ”Edinstvo-Bashkimi”Alil Roci pa dashur të komentoj natyrën e këtij akti konfirmon rastin dhe potencon se pretë që organet kompetente të zbardhin rastin në të gjitha dimenzionet.Ky nuk është rasti vetëm I kësaj natyre që ka ndodhur në këtë institucion arsimor .Para disa javësh autor deri tëani të panjohur kishin zgjedhur orët e vona të natës për të njëllosur tabelën treguese të shkollës ku figuronte edhe gjuha shqipe .Në shkollën fillore ”Edinstvo-Bashkimi” në Oktis të Strugës mësohet në gjuhën maqedonase dhe prej disa vitesh ka filluar të mësohet edhe në gjuhën shqipe.Para disa muajve në këtë fshat erdhi deri te eskalimi i situatës në momentin që një grup besimtarësh ortodoks tentuan të hedhin gurthemelin për ndërtimin e një kishe në këtë vendbanim gjë që u kundërshtua fort nga besimtarët musliman të fshatit me arsyetimin se kjo kishë ndërtohet në një lagje ku nuk ka asnjë banor të këtij besimi.U deshë ndërhyrja e policisë dhe autoriteteve politike dhe fetare për qetësimin dhe tejkalimin e situatës së nderë që mbretëroi në Oktis më 25 gusht ku pakë duheshte që të vi deri te konfrontimi ndërmjet dy palëve .Ndërkohë prej atëherë janë zhvilluar një sërë takimesh ku protagonist kanë qënë si autoritetet vendore ashtu edhe ato fetare të komunitetit ortodoks dhe atij musliman por deri tani nuk ka një qëndrim final për këtë kontest.Oktisi shtrihet 11 kilometra në perëndim të fushës së Strugës, në pjesën lindore të malit Jabllanicë është vendbanim i madh dhe numëron 1000 shtëpi përndryshe është vendlindja e Fiat Canoskit tashmë ish-liderit të PAE-së. Në këtë vendbanim banojnë rreth 4000 banorë që i përkasin religjionit islam dhe shumë pakë atij ortodoks, për këtë arsye në fshat ka dy xhami dhe tre kisha

No comments:

Post a Comment