Sunday, May 25, 2014

Reali kampion i Europës, arrin ‘La Deciman’



Real Madridi ka arritur ta fitoj Ligën e Kampionëve për këtë edicion. ‘Mbretërit’ triumfuan 4:1 ndaj Atleticos në finale për ta fituar titullin e tyre të dhjetë në histori të skuadrës.
Skuadra ‘mbretërore’, Real Madrid, arriti qëllimin e saj pas plot 12 vjetësh. Skuadra e Carlo Ancelottit arriti të triumfojë 4:1 ndaj Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Reali triumfoi bindshëm pas vazhdimeve ndaj skuadrës së Diego Simeones për ta fituar edicionin e sivjetmë të Championsit.
Ky është triumfi i 10-të për klubin në Ligën e Kampionëve dhe i pari pas vitit 2002.
Golat për ‘mbretërit’ në këtë takim u shënuan nga Ramos, Bale, Marcelo e Ronaldo, teksa golin e vetëm të Atleticos e shënoi Godin.

No comments:

Post a Comment