Saturday, May 17, 2014
Peja ofron vullnetarë për shpëtim nga vërshimet në Serbi!
Komuna e Pejës ka ofruar ndihmën e 50 vullnetarëve për shpëtimin e njerëzve dhe të të mirave në territorin e komunave të goditura nga fatkeqësitë elementare në Serbi – vërshimet.
Në kumtesën e komunës së Pejës që e transmeton B92, njofton Koha, net, theksohet se ajo nuk ka mjete financiare për të dhënë, e as transport për vullnetarë që kanë shfaqur gatishmërinë për të ndihmuar,
Vendimin për ndihmën me njerëz e ka marrë organi i përkohshëm i komunës së Pejës në mbledhjen e mbajtur sot.
Duke njoftuar për këtë lajm, B92 nuk tregon se fjala është për komunën serbe të Pejës që vazhdon të funksionojë ilegalisht në Gorazhdec dhe natyrisht nuk e përmend komunën legale me seli në Pejë, e cila në suaza të mundësive të veta, nuk ka munguar të jetë solidare në raste të fatkeqësive elementare.
Pas shirave të shumta, Serbia ka kërkuar ndihma për luftën e saj kundër vërshimeve. Rusia tashmë ka dërguar ndihmat e para, ndërsa nga Bashkimi Evropian tashmë janë dërguar pompa për thithje të ujit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Ziadin Sela: Qeveria të miratoj ligj për armëmbajtje, që shqiptarët të mbrohen nga s
ReplyDelete