Tuesday, May 27, 2014

Pakistan, 16 të vdekur nga aksidenti i një autobusi


 Si rezultat i aksidentit të një autobusi në Pakistanin veriperëndimor në mëngjesin e ditës së sotme, kanë vdekur gjashtëmbëdhjetë persona dhe shtatë të tjerë janë plagosur. Autobusi që transportonte pasagjerë nga provinca Punjav për në qendrën turistike Swat, është rrokullisur në afërsi të një lumi.

Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar se tragjedia ka ndodhur për shkak se shoferin e kishte zënë gjumi. Pakistani është shteti me më së shumti aksidente me pasoja fatale në botë.

No comments:

Post a Comment