Sunday, May 18, 2014

Itali, tre shqiptarë plumba mbi 26 vjeçarin



 E futën me forcë në makinë dhe më tej e qëlluan me plumb. I plagosuri u identifikua si 26 vjeçari shqiptar Arden Hoxha, i cili u qëllua me armë zjarri në Romë të Italisë. Nga hetimet e policisë rezultoi se Hoxha i cili banonte në Fiano Romano nuk kishte precedentë penal.
Tre shqiptarët në një makinë tip “Fiat Bravo” u paraqitën pranë një lokali gjatë natës së kaluar, e morën viktimën me dhunë në makinë dhe pas pak minutash e hodhën përtokë. Por skena nuk përfundoi me kaq, ndërsa Hoxha po tentonte të ngritur, plumba u nisën drejt tij duke e plagosur.
Ndërsa 26 vjeçari u rrëzua në asfalt, autorët e plagosjes së tij u larguan me shpejtësi. Bazuar në hetimet e para të policisë thuhet se gjithçka duket si paralajmërim ndaj Arden Hoxhës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar konfliktet mes Hoxhës dhe autorët. Aktualisht i dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet të merret dëshmia e tij

No comments:

Post a Comment