Argetohues
Tuesday, May 27, 2014
Dhjetë të lënduar nga tornado në Dakotën Veriore
Nga një tornado që e goditi kampin e të punësuarve në naftësjellësin në shtetin federal amerikan Dakota Veriore janë lënduar dhjetë persona, njëri prej të cilëve gjendet në gjendje kritike, kumtuan sot persona zyrtarë.
Tornadoja e goditi kampin tetë kilometra në jug të qytetit Votford Siti, duke shkatërruar tetë rimorkio ku jetonin punëtorët.
Të lënduarit janë dërguar në spital në Minot.
Pakistan, 16 të vdekur nga aksidenti i një autobusi
Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar se tragjedia ka ndodhur për shkak se shoferin e kishte zënë gjumi. Pakistani është shteti me më së shumti aksidente me pasoja fatale në botë.
Monday, May 26, 2014
Maqedonia në rrezik nga moti i keq
Maqedonia ka hyrë në fazën e verdhë, që nënkupton fazën e parë të rrezikut nga moti i keq. Kështu paralajmëruan nga Enti hidrometeorologjik duke iu bërë apel qytetarët që gjatë reshjeve të shiut, të mos dalin nga shtëpitë. Sipas sinoptikëve, përkeqësim moti pritet sërish në orët e mbrëmjes ku reshjet do të jenë po aq të rrëmbyeshme, të shoqëruara me vetëtima e breshër. Ndërkohë, temperaturat e larta të ditës së sotme lëviznin deri në 31 gradë, që sipas sinoptikëve kanë ndihmuar akoma më shumë në reshje.
“Në orët e mbrëmjes do të kemi mot jo të qëndrueshëm në shumë vende të Maqedonisë. Është paraqitur faza e verdhë që është faza e parë e rrezikut, dhe kjo nënkupton kujdes nga përkeqësimi i motit. Paralajmërimet janë se sot moti do të jetë akoma më i rrezikshëm nga mbrëmë. Ndërsa mbrëmë preku kryesisht Shkupin, sot pritet thuajse gjithë Maqedoni. Ndërkohë, nuk përjashtohet që deri në mbrëmje të kemi edhe stuhia të shpeshta me breshër dhe erë të fortë”, u shpreh Kostadinka Arsovska, sinoptike.
Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se moti do të stabilizohet gjatë natës, dhe do të vazhdojë i tillë në dy ditët në vijim. Ndërkohë nga Qendra për menaxhimin e Krizave bëjnë apel që qytetarët të mos përdorin makinat, të mos dalin në ambiente të hapura, për shkak të shkarkesave të vetëtimave, por të qëndrojnë nëpër shtëpi. Në raste emergjente, Qendra për Menaxhimin e Krizave iu bën apel qytetarëve që të përdorin numrat e telefonit: për policinë 192, për zjarrfikësit 193, për ndihmën e shpejtë 194 si dhe për qendrën për menaxhimin e krizave 195, në raste të defekteve apo rreziqeve të tjera
Familja Memeti nga Kumanova, rrezikon të mbetët në rrugë
Një qershori është afati i fundit kur familja Memeti nga Kumanova duhet ta liroj banesën në të cilën jeton me qira. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, gjashtë anëtarët e kësaj familje rrezikojnë të mbeten në rrugë për shkak se nuk kanë mundësi për të siguruar një kulm mbi kokë. Zonja e shtëpisë Kumrije Memeti thotë se çdo moment mund të përfundojnë në rrugë, andaj ajo bën apel për ndihmë për t’ju siguruar kulm mbi kokë katër fëmijëve të saj. Të ardhurat e vetme kjo familje i siguron nga kryefamiljari me punë krahu në mal, e që nuk mjaftojnë as për gjërat më elementare.
“Deri më 1 qershor e kemi afatin, tash duhet të shohim ndoshta e gjejmë edhe ndonjë banesë tjetër, ma lirë, aq na ka thanë, për 7 muaj na ka liru banesën, më tepër jo..Kur vijnë ditët e fundit veç shpirti im e di, po më doket se po më nxjerrin në rrugë edhe po më lënë aty, katër fëmijë i kam.. 4.24 “Shumë është vështirë, më katër fëmijë, ndonjëherë po ke me hëngër ndonjëherë jo shumë është vështirë për mu po çka të bëj, po duhet të shtrëngohem, deri sa të rriten pak se ndoshta pastaj edhe Zoti ju ndihmon”, tha Kumrije Memeti, kryefamiljare.
Sipas zonjës Memeti, ditët më të vështira janë kur fëmijët kthehen nga shkolla dhe kërkojnë gjërat që kanë shokët e tyre të klasës, duke nisur nga ushqimet e ndryshme dhe deri tek veshmbathjet.
“Po, kur ti shohin shokët e vet vijnë më tregojnë po çka t’ju bëj, shoqëria kanë teshat më të mira e këta nuk i kanë. .Ju them hajt se Zoti na ndihmon, ju po rriteni, po shkolloheni edhe babi punon, ua largoj të keqen, ju jap shpresë. Shpesh më thonë kur kemi me bë shtëpinë tonë, ju them hajt se do të rriteni do ta bëni, çka të bëj. Është vështirë kur je pa shtëpi? Shumë, veç ata e dinë që dalin përmes televizorit, ata e dinë se çka është zori”, tha Kumrije Memeti, kryefamiljare.
Siç rrëfen nëna Kumrija, fëmijët ndjehen më të mërzitur nga gjendja momentale e familjes. Ndërkohë Majlinda, Mensuri, Mesuti dhe Mahsuni çdo ditë luten që një ditë të kenë një dhomë të tyren ku bashkë do të mësonin dhe do të kryenin detyrat e shkollës.
Melihate Rustemi
Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:
+389 73 223 668
Moti i ligë kaplon Shkupin, kishte edhe tërmet
Shiu i rrëmbyeshëm që përshkoi Shkupin dhe rrethinën, për vetëm pak minuta paralizoi gjithçka. Më të rrezikuara raportohet të jenë lagjja e Serovës dhe Gazi Babës,nga ku mësojmë se janë vërshuar shumë shtëpi, sidomos ato përdhese dhe ato me bodrume. Gjendja alarmante është edhe nëpër rrugët e Shkupit e sidomos nën kalimet e urave,ku kanë mbetur të bllokuara një numër i madh i makinave. Shiu në disa pjesë të Shkupit ka qenë i përcjellur edhe me breshër. Pra përveç shiut ka edhe bubullima dhe erë të fortë. Komunikacioni është duke u zhvilluar me vështirsi, ndërsa rrugët janë shëndërruar në lumenj.
Derisa në ora 23 e 6 minuta, Shkupi dhe rethina u dridhën edhe nga një tërmet i fuqishëm. Për momentin nuk dihet se sa ishte intensiteti i tij dhe vallë ka shkaktuar apo jo dëme materiale.
Toka gëlltit veturat në Shkup
Më të rrezikuara raportohet të jenë lagjja e Serovës dhe Gazi Babës,nga ku mësojmë se janë vërshuar shumë shtëpi, sidomos ato përdhese dhe ato me bodrume. Gjendja alarmante është edhe nëpër rrugët e Shkupit e sidomos nën kalimet e urave,ku kanë mbetur të bllokuara një numër i madh i makinave.
Shiu në disa pjesë të Shkupit ka qenë i përcjellur edhe me breshër. Pra përveç shiut ka edhe bubullima dhe erë të fortë. Komunikacioni është duke u zhvilluar me vështirsi, ndërsa rrugët janë shëndërruar në lumenj
Subscribe to:
Posts (Atom)