Për të tretën herë në karrierë, Nuri Seferi, e ka fituar titullin evropian të kategorisë WBO.
‘Taysoni shqiptar’ mposhti hungarezin Tamas Lodi për ta rikthyer titullin që e kishte fituar në vitet 2010 dhe 2012.Për boksierin 37-vjeçar nga Gostivari kjo ishte përballja e 42, nga të cilat i ka fituar 36 dhe i ka humbur gjashtë.
Njëzet nga triumfet e tij, Seferi i ka fituar me nokaut.
Rivali i tij 24-vjeçar ka bilanc prej 13:2. Lodi ka regjistruar 11 nokaute.
Nuri Seferi ka lindur në Gostivar të Maqedonisë dhe nga mosha tetëvjeçare filloi të merrej me mundje – sport me të cilin ishte marrë gjyshi i tij në mënyrë profesionale. Në vitin 1992 familja e tij u vendos në Burgdorf të Zvicrës, ku nga mosha 15-vjeçare filloi të merrej me boks në një palestër lokale.
Në vitin 1998, ai u bë kampion i Zvicrës në kategorinë e amatorëve duke regjistruar një rekord prej 10 fitoresh (me nëntë nokaute).
Në debutimin e tij si profesionist (mars 1999), Seferi mposhti me nokaut që në raundin e parë sllovakun Miroslav Dzurenda në Worb të Zvicrës. Humbjen e tij të parë e regjistroi në vitin 2001 nga ukrainasi Kostyantyn Okhrey, pasi Seferi dëmtoi një brinjë në raundin e katërt.
No comments:
Post a Comment